Kalimi në opozitë e ndihmon PDK-në, kthehemi shpejt

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 17:00 | Nga Arben Gecaj

Për 12 vjet, jeta politike në Kosovë është dominuar nga PDK-ja. Suksese, të arritura, ndërtim shtetësie, rritje rrogash e buxheti, por edhe dështime e afera.

Pra, PDK-ja herë vetëm e herë me të tjerët ishte çdo ditë me ne, kur ishim mirë e kur ishim keq, kur urrehej e kur admirohej.

Personalisht shumë heret kam pas verejtje, sidomos nga viti 2007 deri ne 2008 per menyren e ndertimit te shtylles se drejtësise ne Kosovë , isha i sigurt se aty i diçka ishte jo ne rregull. Pikërisht kjo gjendje e gjyqesorit ka lejuar edhe deformime tjera ne shoqerine tonë.

Në PDK, jam rikthyer per te vazhduar aktivitetin pas 10 viteve pauze, ne vitin 2016. Mund te ju them dhe jam shume i sigurte qe në vitet e fundit eshte punuar shumë ne reformë dhe rikthim në struktura te rregullta partiake.

Tani, kalimi ne opozitë, PDK-në, edhe me shumë do ta ndihmojë që ajo të stabilizohet e normalizohet, te behet edhe me kritike dhe me nje elan e stil të ri. Kjo parti ka resurse e njerez te jashtezakonshem dhe nje votues i cili defintivisht, banditizmin, sharlatanet, profiteret e abuzuesit më nuk i dëshiron ne rradhët e saja.

Në PDK është pjesa me sublime e popullit të Kosovës e organizuar. Keta njerez dhe brezat e ri te tyre, meritojnë nje parti ashtu sic ata janë vet.

Kthehemi shpejt!

(Autori është zyrtar i PDK-së)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme