Kallas në Nju Jork do të organizojë një takim mes liderëve të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor

Estonia's Kaja Kallas, nominee for European Union High Representative and Vice-President for Foreign Affairs and Security Policy, speaks during her hearing at the European Parliament in Brussels on Tuesday, Nov. 12, 2024. (AP Photo/Virginia Mayo)
Prishtinë | 18 Sht 2026 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, më 23 shtator do të organizojë një takim në mes të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Takimi do të organizohet gjatë sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të SHBA’së.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së nga 20 deri më 24 shtator do të udhëtojë drejt SHBA’së ku nga BE u paralajmëruan “një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, si dhe do të zhvillojë një varg takimesh dypalëshe me partnerë ndërkombëtarë, me synimin për të krijuar aleanca ndërrajonale për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”.

Edhe takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor bie në këtë agjendë.

Në SHBA nga Kosova sot është nisur kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme