Kalojnë ilegalisht kufirin, tri femra dërgohen në karantinë

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit njësiti policor ka hasur tri femra, shtetase të Kosovës duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Shqipërisë për në Kosovë, afër vendit të quajtur foleja e Shqiponjave.

Rasti ka ndodhur më 1 prill në ora 23:00.

Të dyshuarave i është bërë kontrolli mjekësor, ndërsa me rekomandim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, e cila kalon në procedurë të rregullt.

Të njëjtat pas procedurave janë dërguar në karantinë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme