Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për Partitë Politike të cilat kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes Koalicionit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019.
Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (27 – 30 gusht) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim janë deklaruar këto Parti Politike se do të kërkojnë certifikim përmes Koalicionit: –
Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka;
– Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate;
– Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë; dhe – Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.
Ju njoftoj se ky kjo është vetëm periudha për deklarim të pjesëmarrjes në zgjedhje përmes Koalicionit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha Subjektet Politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor se afati i aplikimit për certifikim për Subjekte Politike dhe Kandidatët e tyre përfundon më 6 shtator.
Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri 18:00, ndërsa në ditën e fundit të afatit aplikimet mund të dorëzohen deri në orën 24:00
Ndërkaq, përkundër tentimeve mes dy partive të mëdha LDK-LVV, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, kjo gjë nuk ndodhi.
PDK ishte deklaruar më herët rreth koalicioneve parazgjedhore, duke theksuar se do të shkojnë të vetme në zgjedhje.
Ndërkaq, tri partitë politike PDK, LDK dhe LVV, pasi sot nuk paraqitën koalicione parazgjedhore deri në ora 24:00, nuk janë të obliguara që të aplikojnë për certifikim.
Subjektet politike dhe personat e pavarur, këtë mund ta bëjnë deri më 6 shtator.
KQZ ka caktuar si afat zyrtar të aplikimit për regjistrim të subjekteve politike dhe individëve për zgjedhjet e tetorit, afatin kohor 27 gusht deri më 6 shtator.
Kuvendi i Kosovës u shpërnda me 22 gusht, pasi Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ndërkaq presidenti Thaçi caktoi datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme me 6 tetor.