Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro rezolutës për shtesat e fëmijëve, e propozuar nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj –Bujupi.
Për këto rezolutë pati 58 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime .
Propozuesja e kësaj rezolute, Donika Kadaj-Bujupi, e arsyetoi rezolutën.
“Kuvendi i kërkon Qeverisë që të hartoj dhe zbatoj shtesat për fëmijë, ato të fillojnë në vitin 2019, shtesat duhet të kategorizohen edhe sipas kushteve financiare”, ka thënë ajo.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj kërkoi që rezoluta të harmonizohet.
“Harmonizimi i qëndrimeve edhe pse parimisht jemi për, e kisha lut propozuesen qe bashkërisht me deputetet kompetent në këtë fushë që ti harmonizojmë këto qëndrime, është mirë që është kategorizuar. Kërkojmë që kjo rezolutë të harmonizohet”, ka thënë Zemaj.
Gjithashtu, u kërkua edhe kategorizimi duke marr parasysh të hyrat familjare, punësimi i prindërve dhe moshës së fëmijëve.