Ekonomia Online
FUNDIT

“Kam zyre konsulence, nuk jap terapi”, Sllamniku flet pas intervistimit nga Policia

“Kam zyre konsulence, nuk jap terapi”, Sllamniku flet pas intervistimit nga Policia

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin në fjalë. Arianit Sllamnikun, e  ka konfirmuar se është intervistuar nga Policia e Kosovës. Ai ka shpjeguar versionin e tij lidhur me raportimet e bëra ndaj tij. Sipas Sllamnikut, dyshimet kanë ardhur nga disa prindër […]

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin në fjalë.

Arianit Sllamnikun, e  ka konfirmuar se është intervistuar nga Policia e Kosovës. Ai ka shpjeguar versionin e tij lidhur me raportimet e bëra ndaj tij.

Sipas Sllamnikut, dyshimet kanë ardhur nga disa prindër që, sipas tij, kanë reaguar pa e provuar më parë te fëmijët e tyre atë që ai ka sugjeruar.

“Një nënë, a dy, kanë dyshuar në protokollin tim, pa e provuar te fëmijët e vet. Me dhënë mendim a duhet me u licencu? Unë kam zyre të konsulencave, bëj aktivitetet e mia, jam në televizione. Aty i bëj analizat e mia politike, gjeopolitike dhe ekonomike,” ka deklaruar ai.

Sllamniku ka shtuar se kohët e fundit qytetarët e kanë kontaktuar edhe për çështje shëndetësore, ku ai, sipas tij, ka dhënë vetëm mendime dhe sugjerime.

 “Unë vetëm jap mendim: ‘Bleje këtë, merre këtë, jepja këtë, bëja këtë’. Janë sugjerime. Sa i përket raportimeve se ilaçi ishte për kafshë, unë kam sugjeruar ‘Fenbendazole antiparasitic’. I njëjti bari përdoret edhe kundër kancerit,” ka thënë ai.

Ndërkohë, nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë konfirmuar zyrtarisht se me datë 20 janar 2026 kanë autorizuar Policinë e Kosovës për veprime hetimore.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot me datë 20 janar 2026, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin për të cilin jeni interesuar. Prokuroria Themelore në Gjilan do t’ju mbajë të informuar për veprimet e mëtejshme. Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme