Kamberi: Me shumë gjasë nuk do të votojmë për formimin e Qeverisë së re të Serbisë

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë dhe kryetar i Komunës së Bujanocit, ka thënë se nuk beson që do të votojnë pro formimit të Qeverisë së re të këtij shteti.

“Akoma nuk dihet kush do të jenë përfaqësuesit e ri në Qeveri me listën shqiptare, akoma askush nuk ka zhvilluar biseda që eventualisht të përkrahen kërkesat që në gushtin e këtij viti ia kemi paraqitur Aleksandër Vuçiqit – Presidentit të Serbisë”.

“Pra, kjo është një dëshmi e qartë se edhe kjo qeveri do të mohojë prezencën e shqiptarëve në Qeveri duke mos shprehur vullnet për t’i trajtuar shqiptarët të barabartë”, ka thënë Kamberi, njofton Klan Kosova.

Ai është shprehur se mohimi i problematikave të shumta që janë në Luginë të Preshevës, është mohim i të drejtave të shqiptarëve.

“Kjo është vazhdim i diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë. Me shumë gjasë ne do ta mohojmë edhe qeverinë, nuk do të japim votën për formimin e qeverisës së re”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme