Kamberi: Refuzimi i vizitës së Sveçlës në Luginë dëshmon urrejtje ndaj çdo gjëje shqiptare

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi ka reaguar pasi ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nuk iu lejua vizita zyrtare në Luginë.

Kamberi tha se vizitat e tilla nuk janë vetëm të nevojshme, por sipas tij, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike.

Derisa theksoi se ky refuzim nga ana e Serbisë dëshmon se pavarsisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!

“Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarsisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare! Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdushme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.

“Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Baskëpunimi jonë me Kosovën e Shqiprinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë” shtoi Kamberi në Facebook.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vizita e tij në Luginën e Preshevës është refuzuar pa asnjë arsye dhe shpjegim nga autoritetet serbe.

Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka shkruar se vizita ishte planifikuar të bëhej me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nvezad Lutfiu, derisa ka shtuar se ishte planifikuar edhe një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Në respektim të marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave të deritanishme, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kemi përcjellur agjendën dhe informatat e nevojshme të delegacionit në zyrën ndërlidhëse të Serbisë për leje të hyrjes në Serbi dhe realizim të vizitës.

Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye shpjegim”, ka shkruar Sveçla.

Të ngjashme