Një ditë e shënuar për kujdesin ndaj ambientit, hapësirave të përbashkëta në Ferizaj. Kamionë të rinj për grumbullimin e mbeturinave, iu shtuan sot, flotës sonë të makinerive të mirëmbajtjes, falë donacionit bujar të Qeverisë së Japonisë.
Pranim/dorëzimin e këtij kontigjenti e bëmë bashkë me Ambasadorin Jorezident të Japonisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, Akira Mizutani, ministrin e MMPHI-së, Liburn Aliu, homologët, Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe Kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Faleminderit 🙏🏻popullit dhe Qeverisë së Japonisë 🇯🇵për dhuratën e çmueshme.