Kamioni rrokulliset në Rrugën e Kombit

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 08:41 | Nga

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys 3 km para vendit të quajtur Ura e Kukësit.

Nga aksidenti, shoferi ka mbetur brenda në kamion, ndërsa ai raportohet se është në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e aksidentit, të cilët po mundohen që të nxjerrin shoferin e plagosur nga makina.

Deri tani ende nuk dihen shkaqet e aksident, por nga të dhënat e para dyshohet se atë mund ta ketë zënë gjumi.

Të ngjashme