Kampionati Italian ka hedhur një tjetër hap drejt rifillimit të Serisë A. 28 maji është zyrtarisht data që skuadrat mund të stërviten ne grup, pas miratimit që morën nga Komiteti Teknik, por nën masa te larta sigurie.
Protokolli i sigurisë pati disa ndryshime pas kërkesës së bërë nga shumë klube, por sidoqoftë mbetet në fuqi karantimimi 14 ditë nëse ndonjëri prej futbollistëve rezulton pozitiv me covid 19.
Ndërkohë një lojtarë mund të dërgohet në shtëpi nëse ai rezulton pozitiv jo vetëm pasi ka kryer testin e parë, por edhe dy të tjerët me distancë prej 24 orësh pas kryer analizën.
Nga tjetër klubet kanë si detyrimin të dezinfektojnë qendrën sportiv. Puna e komisionit mjekësor, tashmë synim përgatitjen e protokollit për ndeshjet, në mënyrë që të merret miratimi përfundimtare për të filluar përsëri.
Një protokoll i ndarë në dy pjesë, njëra që do të merret me përpikëri me aspektin shëndetësor dhe tjetra që do të duhet të hartojë rregullat e logjistikës për ndeshjet në transfertë dhe stadiumeve.