Notari britanik Adam Peaty është bërë i pari që ka notuar 100 metra stil bretkosë nën 57 sekonda. Ai ka thyer të dielën rekordin e tij të botës, duke notuar për 56.88 sekonda. Britaniku 24-vjeçar ka dominuar në vitet e fundit në 100 dhe 50 metra bretkosë, duke vendosur 14 rekorde në 100 metra bretkosë.
Ai rekordin e fundit e ka vendosur në gjysmëfinale të Botërorit që po mbahet në Gwangju të Koresë së Jugut.
Ai është i pamposhtur në pesë vitet e fundit në këtë distancë në gara të mëdha.
“Qartë, se kam qenë duke i ndjekur këtë kohë për tre vjet. Që nga Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro, unë kam menduar se mund të notoj më shpejt”, ka deklaruar Peaty.