Kampionia olimpike kthehet në gara pas më shumë se një viti

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Sportistja më e mirë në vend më në fund do të nisë rrugëtimin për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Pas mungesës prej plot 14 muajve, xhudistja Majlinda Kelmendi do t’iu kthehet garave në tatami.

Kampionia olimpike do të garojë në turneun Grand Slam që prej 27 deri më 29 tetor mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara, shkruan sot Koha Ditore.

Majlinda Kelmendi ka garuar së fundi në kampionatin botëror të vitit 2017, më 29 gusht të vitit të kaluar. Në atë botëror ishte renditur e pesta, por kishte lënduar gjurin në meçin për vend të tretë, të cilin e humbi nga braziliania Erika Miranda.

Në gjysmëfinale kishte pësuar nga japonezja Ai Shishime. Për shkak të atij lëndimi, xhudistja pejane i është nënshtruar një operimi në gju.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme