Suksesi i Donjeta Sadikut në boks do të mirëpritet me ceremoni në Kosovë.
Donjeta Sadiku ditë më parë ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë.
Ajo aterojë në mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës. Kurse, në finalen e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, e cila organizohet sot nga Federata e Boksit e Kosovës, do të bëhet pritja dhe përurimi i saj, në Palestrën e Sportit “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.