Një hulumtim i ri tregon se ekstraktet e kanabisit që përmbajnë tetrahydrocannabinol (THC) dhe cannabidiol (CBD) mund të ndihmojnë në shërimin e kancerit të trurit, kur përdoren në kombinim me radioterapi.
Hulumtimi është publikuar në revistën “Molecular Cancer Therapeutics”, transmeton EO.
Specialistët në St. George’s, Universitetin e Londrës, i testuan minjtë me tumore të trurit duke përdorur rrezatim, pa trajtim, vetëm ekstrakte kanabisi dhe rrezatim dhe ekstrakte kanabisi së bashku. Ata zbuluan se rrezatimi dhe ekstraktet e kanabisit të përdorura në kombinim janë më efektive.
“Ata që u trajtuan me rrezatim si dhe kanabinoide panë rezultatet më të dobishme dhe një reduktim drastik në madhësi”, tha dr. Wai Liu, hulumtues dhe udhëheqës i studimit në projekt.
Në disa raste, tumoret në mënyrë efektive u zhdukën në kafshë. Kjo ishte një parathënie e mirë për kërkime të mëtejshme në njerëzit në të ardhmen. Në këtë moment, kjo është një sëmundje kryesisht fatale”.
CBD dhe THC gjenden në mënyrë natyrale në bimën kanabis, transmeton koha.net. Vajrat CBD janë përdorur gjithashtu për trajtimin e epilepsisë, ankthit, depresionit, dhimbjes së kokës dhe të përzierave.