Kanadaja feston 150 vite shtet

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 16:16 | Nga

Me mijëra njerëz janë mbledhur në një kryqëzim në qytetin kanadez Uinipeg për të krijuar gjethen më të madhe të panjës, simbolin e vendit. Eventi u organizua nga Downtown Winnipeg Biz dhe u filmua nga lart.

E kjo, ishte vetëm një pjesë e festimeve të ditës kombëtare, ndërsa Kanadaja shënoi përvjetorin e saj të 150 si shtet.

Në festimet që po mbahen në këtë përvjetor, mori pjesë edhe princi Charles, i cili së bashku me bashkëshorten Kamila, ishin të pranishëm në Ceremoninë e organizuar në qendrën kombëtare të arteve, ku u përshëndet me mijëra njerëz që kishin dalë në rrugë.

Rreth 500 mijë vetë u mblodhën në Ottava, për festimet, mes të cilave një koncert i madh para parlamentit kombëtar, që do të shoqërohet nga akrobaci, fishekzjarrë dhe muzikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme