Kanadaja i bashkohet SHBA-së dhe Australisë në bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike në Pekin

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Kanadaja do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë në një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit për shkak të shqetësimeve në mos-zbatimin e të drejtave të njeriut.

Kryeministri Justin Trudeau tha se qeveria e tij ka biseduar me aleatët për këtë muajt e fundit.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga shkeljet e përsëritura të të drejtave të njeriut nga qeveria kineze”, tha Trudeau.

“Nuk mendoj se vendimi i Kanadasë apo i shumë vendeve të tjera për të zgjedhur të mos dërgojnë përfaqësi diplomatike në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Pekinit do të jetë një surprizë për Kinën”.

Njoftimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë, qeveria australiane dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar konfirmuan bojkotimin diplomatik të Lojërave Dimërore në shkurt për të protestuar kundër abuzimeve ndaj popullatës nga autoritetet kineze. Kina është zotuar të reagojë me kundërmasa të forta.

Lëvizjet diplomatike nga Kanadaja, SHBA, Britania dhe Australia nuk ndikojnë në aftësinë e atletëve të tyre për të konkurruar në lojëra, shkruan AP, përcjell Klankosova.tv.

Grupet e të drejtave kanë bërë thirrje për një bojkot të plotë të Lojërave Dimërore të Pekinit, duke përmendur abuzimet e të drejtave të njeriut kineze kundër pakicës së saj ujgure në provincën veriperëndimore Xinjiang, të cilën disa e kanë quajtur gjenocid.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi të hënën se po organizonte një bojkot diplomatik të lojërave të ardhshme dhe Australia ndoqi shembullin të mërkurën, me kryeministrin Scott Morrison që tha se ishte në interesin kombëtar të Australisë.

Të ngjashme