Kancelarja Merkel bën me dije se situata me COVID-19 është serioze

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Situata me koronavirus në Gjermani është shumë serioze, pavarësisht se rastet e infektimit nuk janë duke u rritur. Këto deklarime i ka bërë kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën pasi autoritetet federale shtynë vendimin deri më 25 nëntor për vendosjen e masave të reja izoluese.

“Numrat t rasteve të infektimit nuk po rriten në mënyrë të shpejtë megjithatë janë akoma shumë të larta. Ne duhet t’i zvogëlojmë kontaktet”, ka thënë Merkel tutje.

Deri më tani, Gjermania ka regjistruar mbi 818 mijë raste të infektimit me koronavirus, mbi 12 mijë të vdekur dhe 522 mijë pacientë të shëruar.

Të ngjashme