Numri i rasteve të reja të kancerit në gji në Kosovë ka shënuar rritje. Por, zyrtarët thonë se kjo rritje e numrit ndërlidhet më shumë me raportimin sesa me rritjen e shkallës së kancerit të gjirit në popullatë. Kosova meqë ka popullsi të re, sipas onkologëve, ka edhe numër më të vogël të rasteve në raport me regjionin
Deri në fund të vitit pritet të evidentohen 250 deri në 270 raste të reja me kancer të gjirit. Kjo e dhënë është bërë e ditur nga Ekrem Hyseni, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, në një konferencë shtypi në “Muajin e vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit”.
Drejtori Hyseni ka thënë se ky është trendi i rasteve me kancer të gjirit. Ai përveç numërimit të aktiviteteve të zhvilluara gjatë këtij muaji, duke përfshirë edhe ato të drejtpërdrejta me qytetarët në të gjitha regjionet e Kosovës, ka thënë se numri i rasteve të reja me kancer të gjirit sivjet është më i madh se vitin paraprak. Por sipas drejtorit Hyseni, ky numër nuk prezanton rritje reale të rasteve, pasi që ka shtim të raportimit dhe përmirësim dukshëm të ti