Kanceri po rritet gjashtë herë më shpejt te femrat

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 23:27 | Nga

Kanceri te femrat po rritet gjashtë herë më shpejt sesa te meshkujt, për shkak të jetesës jo të shëndetshme. Obeziteti, pirja e duhanit dhe e alkoolit janë theksuar si shkaqe kryesore. Faktorë të tillë janë përgjegjës për kancerin e gjirit, ovarian, mëlçisë dhe kancerit të mushkërive.

Një analizë e re nga “Cancer Research UK” vlerëson se rastet e sëmundjes do të rriten me 3.2 për qind për femrat deri në vitin 2035, në krahasim me vetëm 0.5 për qind te meshkujt.

Zbulimet e botuara në “British Journal of Cancer” parashikon që rastet e kancerit të gjirit do të rriten 30 për qind nga 54 000 në vitin 2014, në 71 000 në vitin 2035.

Numri i rasteve vjetore me kancer ovarian do të rritet me 43 për qind nga 10,500 në vit, dhe kanceri kanceri i mitrës do të rritet 24 për qind në 11.500 raste në vit. Kanceri i mushkërive te femrat është parashikuar të rritet me 38 për qind në 30.000 raste në vit, ndërsa kanceri i mëlçisë me 3,400 raste në vit.

Ekspertët bëjnë thirrje për femrat që të marrin parasysh zbulimet dhe të ndryshojnë stilin e jetesës së tyre për të zvogëluar rrezikun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme