Kandidates për deputete nga LDK-ja i zhduket një familjar, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi për të cilën është bërë e ditur se ka marrë votat që i sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës, ka bërë një apel për ndihmë për të gjithë personat që mund të kenë parë kushëririn e saj Musli Krasniqin që ka disa ditë që ka ikur nga shtëpia.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kushëriri i saj nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia me datë 28 tetor, e deri më tani nuk dihet asgjë për destinacionin e tij.

“Mbesim të shqetësuar për fatin e tij. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur kërkimin. Ju jam mirënjohese nëse dikush nga ju na informon për vendodhjen e tij”, ka shkruar Krasniqi.

APEL!Nga data 28 e këtij muaji kushëriri im Musli Krasniqi, nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia pa…

Gepostet von Rrezarta Krasniqi am Donnerstag, 31. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme