Kandidatët për deputetë të PDK-së në Prishtinë, të bindur në fitoren e 6 tetorit

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 20:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dega e PDK-së në Prishtinë ka mbajtur tubim me qytetarët e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë. Të pranishëm ishin kandidatët për deputetë nga kjo degë.

I pari që foli ishte ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai tha se nga fitorja e PDK-së, i ndajnë edhe pak ditë.

Ai tha se në dy vitet e ardhshme PDK-ja do të udhëheq me Prishtinën.

“Sot na ndajnë edhe pak ditë që nga fitorja jonë e udhëhequr nga PDK në krye me Kadri Veselin. Duket qartë se Veseli e ka përkrahjen e Prishtinës. Lista e PDK e cila është në garë me partitë tjera ka treguar se ka doktorantë më të mirë, bujqit dhe padyshim se Veseli i ka zgjedhur njerëzit më të mirë e padyshim është një që dua ta veçoj, e ai është djali i heroit Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi. Agjenda jonë nuk përfundon me kaq sepse do t’i kemi edhe shumë tjera sepse ne dy vitet e ardhshme do të udhëheqim me kryeqytetin në krye me Uran Ismajlin”, ka thënë Tahiri.

E djali i veprimtarit Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka vlerësuar lart punën e ministrit Uran Ismajlit në shëndetësi.

“Këtu ka shumë probleme sidomos në Lagje te Spitalit por shpresojmë që me udhëheqjen e PDK-së do ti përmirësojmë këto probleme. Jam shumë i bindur për këto. Për shëndetësi skam çka flas sepse flet puna e Uran Ismajlit”, ka thënë Demaçi.

E Merita Makolli meritat e shtetndërtimit ia dedikoi PDK-së.

Ndërkaq kandidati tjetër Valon Murati kërkoi mobilizim të qytetarëve që Prishtina të ketë sa më shumë përfaqësues në Kuvend.

“Kjo listë për herë te parë ka njerëz të mirë të Prishtinës e kjo gjë duhet ti mobilizojë qytetarët në mënyrë që Prishtina të ketë përfaqësues në Kuvend. Kjo listë është dëshmia më e mirë që PDK e ka plotësuar me njerëz të Prishtinës, që nga ngërzit që dhanë kontribut si në luftë, në paqe e në mënyra të ndryshme”, ka thënë Murati.

Të ngjashme