Ministria e Mbrojtjes e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka njoftuar të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më: 11.02.2019, se testimi do të fillojë nga data 4 mars 2019.
“Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës i njofton të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë/OR1 të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më: 11.02.2019, e të cilët i përmbushin kriteret e përgjithshme të konkurrimit, se procesi i testimit do të fillojë nga data 04 mars 2019. Testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht në adresën: www.mksf-ks.org, nga data 01 mars 2019. Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.