Drejtori aktual i Infrastrukturës dhe kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e partisë AKR, Gëzim Mehmeti ka shpalosur programin qeverisës para panelistëve e shikuesve të televisionit ATV në emisionin “Kontekst” me Leart Hoxhën.
Mehmeti tha se Prishtinës do t’i rikthehet lumi.
Tutje, ai tha se gjatë kohës si drejtor i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës janë realizuar shumë projekte. Madje, Mehmeti tha se ka përfunduar projekte më shumë se çdo ministër apo drejtorë në Kosovë.
“Mënyra e punës time ka qenë në mënyrë të heshtur. Kam realizuar më shumë projekte se çdo ministër apo drejtorë prej 1999. Kemi investime ne rruge, në gjelbërim. Nuk ka rrugë që nuk është bërë investim. Gjithë këtë punë e kam bërë me një staf prej 40 veta, dhe asnjë nuk ka qenë punësuar nga AKR-ja”.