Kandidati i AKR-së thotë se do ta digjitalizojë Prishtinën

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e partisë AKR, Gëzim Mehmeti ka shpalosur programin qeverisës para panelistëve e shikuesve të televisionit ATV në emisionin “Kontekst” me Leart Hoxhën.

Ndër pikat kryesore të planit të fushatës “Smart City” apo ndryshe “Qyteti i Zgjuar” është E- Inspektimi, që parasheh mbikqyrjen e ndërtimeve pa leje, ndotjen akustike dhe mbikqyrjen e parqeve me anë të dronëve e të gjitha këto do të jenë të qasshme për të gjithë qytetarët e mediat. 

Kandidati, Gëzim Mehmeti në programin e tij parasheh vendosjen e teleferikut në Parkun Gërmia dhe riorganizimin e shesheve të Prishtinës.

E ndonëse mbeturinat janë një problematik në vete në kryeqytet, kandidati i AKR-së zotëri Mehmeti zgjedhjen e këtij problemi e sheh me anë të vendosjes së senzorve në koshet e mbeturinave për të parë për një muaj volumin e krijuar dhe me skanim të tillë do të vendoset sa shpesh do të bëhet mbledhja e tyre që përcaktohet nga dhoma e monitorimit në Komunë

Pikë tjetër jo më pak e rëndësishme është ajo për Bujqësinë – krijimi i Institutit të Bletës, vendosja e sistemit diellor në transporti, shëndetësia etj.
Kujtojmë se Gëzim Mehmeti garon nga radhët e partisë AKR-së si kryetar i Prishtinës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Të ngjashme