Kandidatja për deputete nga AAK-ja kërkon rinumërimin e të gjitha vendvotimeve

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka kërkuar nga KQZ-ja rinumërim të votave, që sipas saj, kjo duhet të bëhet për shkak të demokracisë dhe besimit qytetar.

Reshitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë kësaj.

“Për hir të demokracisë dhe besimit qytetarë, e duke i parë rastet tashmë të kostatuara edhe nga PZAP në tjetërsimin e besimit qytetarë si dhe duke përcjellur edhe kërkesat e kandidatëve për deputet nga shumë parti politike për rinumërim të votave, konsideroj që më e pakta që mund të bëjë KQZ për të parandaluar këtë degradim të vullnetit të qytetarëve është marrja e vendimit për rinumërimin e të gjithe vendvotimeve.

Vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë këtij lëmshi”, ka shkruar Reshitaj.

“Kjo është mirë të bëhet para së gjithash edhe për të ardhmen, në mënyrë që manipuluesit eventual në zgjedhjet e ardhshme mos ta ndijnë vetën komod se mund të luajnë me votat, pa iu nënshtruar përgjegjësisë dhe ballafaqimit me ligjin dhe llogaridhënjen! Ky vend njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet si duhet, dhe kjo arrihet vetëm me transparencë totale dhe përgjegjësi ligjore!”, shtoi ajo.

Reshitaj nuk arriti të bëhet pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Kujtojmë se Haradinaj-Stublla nga AAK dha dorëheqje sot nga postet e saj në qeveri dhe brenda partisë. Në njoftimin për dorëheqjen e saj ajo akuzoi disa njerëz brenda AAK-së që sipas saj po kontrollojnë dhe shantazhojnë përbrenda këtë parti.

Të ngjashme