Kanosi ish-bashkëshorten dhe djalin, arrestohet prishtinasi

Prishtinë | 20 Mar 2026 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur ish-bashkëshorten dhe djalin e tij.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte kanosur ish bashkëshorten e tij si dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme