Kanye West dëbohet edhe nga “Skechers”

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Kompania “Skechers”, njoftoi se dy nga drejtuesit e saj e përzunë reperin Kanye West, nga selia e saj në Los Angeles.

Siç njoftuan ata, West, erdhi pa paralajmërim dhe pa ftesë, dhe po filmonte pa autorizim brenda ndërtesës. Por ai u largua “pas një bisede të shkurtër”, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.

” ‘Sketchers’ nuk po shqyrton dhe nuk ka ndërmend të punojë me West”, njoftoi kompania përmes një deklarate.

“Ne dënojmë deklaratat e tij të fundit përçarëse dhe nuk tolerojmë antisemitizmin apo ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes”, thuhet në njoftim.

Vizita e West, në ”Skechers”, bëhet një ditë pasi ”Adidas”, ndërpreu bashkëpunimin me të dhe shkak janë bërë komentet antisemite të reperit.

Para Adidas-it, edhe shtëpia e modës ”Balenciaga” i dha fund bashkëpunimit me ”Vesta-n”.

Figura e tij u hoq edhe nga muzeu i “Madame Tussauds”.

“Çdo personazh i famshëm meriton vendin e tij në “Madame Tussauds” në Londër, por ne dëgjojmë vizitorët tanë dhe publikun se kë duan të shohin në muze”, thanë ata.

Edhe Forbes, konfirmoi se e gjithë kjo situatë ndikon në pasurinë e West, duke zbuluar se reperi nuk është më miliarder dhe se deklaratat e tij që shkaktuan ndërprerjen e bashkëpunimit me ”Balenciaga” dhe ”Adidas” i kushtuan, dhe se pasuria e tij bie në 400 milionë dollarë.

Të ngjashme