Kanye West do të takohet me Presidentin Trump të enjten për të diskutuar rreth disa çështjeve të rëndësishme

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Kanye West do të takohet me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reperi, i cili është ballafaquar me kritika për mbështetjen e tij publike ndaj presidentit, do të takohet me dhëndrin e Trumpit dhe njëherësh këshilltarin e tij, Jared Kushner, para se të drekojë me presidentin, raporton Washington Post.

Një përfaqësues i mediave për reperin e konfirmoi takimin.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se një takim ishte i rezervuar në protokoll, por nuk treguan se kur do të ndodhte.

“Kanye West po vjen në Shtëpinë e Bardhë për të ngrënë drekë me Presidentin Trump dhe ai do të takohet gjithashtu me Jared Kushner”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

“Temat e diskutimeve do të përfshijnë ringjalljen e prodhimit në Amerikë, reformën e burgjeve, si të parandalojnë dhunën e bandës dhe çfarë mund të bëhet për të zvogëluar dhunën në Çikago”.

Në muajt para se Trump të merrte detyrën e presidentit, West erdhi ta përgëzonte atë për fitoren e tij në ‘Trump Tower’ në New York.

Gruaja e reperit West, ylli Kim Kardashian, që nga ajo kohë ka vizituar Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Trump dhe Kushner për të diskutuar reformën e burgjeve dhe për të nxitur amnisti për një të dënuar për drogë.

Takimi i tyre në maj, bëri që Trump të tregojë mëshirë ndaj Alice Marie Johnson, duke i zbutur dënimin, krejt kjo falë lutjes së Kim Kardashianit dhe Kanye Westit.

Kardashian vizitoi Shtëpinë e Bardhë në shtator për herë të dytë. Ajo nuk dihet nëse i ka folur presidentit në këtë vizitë.

Kanye West, 41 vjeç, ka fshirë të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale pas një vargu të diskutimeve rreth tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme