Reperi 42-vjeçar, Kanye West, me shumë bujari po i përkrahë dy organizata bamirëse në Chicago dhe Los Angeles, të cilat kanë për qëllim t’i ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj pandemie të Coronavirusit.
Josephine Wade e cila e udhëheqë organizatën “We Women Empowered” në Chicago, tha: “Kur e morra lajmin se, Kanye West, dëshiron t’i ndihmojë të moshuarit në Chicago, që është vendlindja e tij, mbeta pa fjalë nga emocionet. Dhe vetëm me një telefonatë të thjeshtë, mund të themi se bota jonë ka ndryshuar.”
Organizata në fjalë siguron ushqim me dërgesë për personat e moshuar në rajonin e Chicagos ku reperi West është rritur.
Ylli i hitit “Jesus Walks” besohet se ka dhuruar të holla edhe për organizatën “The Dream Center Los Angeles”, e cila po ashtu sigurohet t’iu dërgojë ushqim në shtëpitë e tyre, të gjithë personave të prekur nga Coronavirusi e të cilët janë në izolim.
Kanye dhe bashkëshortja e tij, Kim Kardashian West, kanë qenë mjaft aktiv në përpjekjen për ta ndihmuar publikun gjatë kësaj periudhe vetizoluese. Kim është kujdesur ta shfrytëzojë platformën e saj në Instagram dhe t’iu bëjë thirrje 163 milionë ndjekësve të saj që të tregohen të kujdesshëm, të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në parandalimin e Coronavirusit i cili sidomos për të moshuarit po rezulton të jetë vdekjeprurës.