Kaosi i organizuar i botaoshit, lojës së “çmendur” japoneze

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 15:53 | Nga

Në një pasdite të kthjelltë, mijëra prindër, mësues dhe ish-nxënës shikojnë një grup të nxënësve duke marshuar drejt fushës, duke bërtitur dhe më pas duke u përplasur për një “muri” të studentëve që e kanë formuar atë për të mbrojtur një shtyllë druri me lartësi rreth 3.6 metra.

Sulmuesit kapin, shtyjnë dhe kërcejnë mbi kundërshtarët. Goditje me kokë e me bërryla jepen. Muri lëkundet fillimisht, por vazhdon të qëndrojë. Shtylla e drurit fillimisht fillon të bjerë, por ngrihet sërish.

Kjo është loja botaoshi, një lojë e vjetër një shekull që kombinon elementet e futbollit amerikan, ragbit, sumos dhe arteve marciale.

Loja është bërë aq e rrezikshme sa që shumë shkolla japoneze e kanë braktisur atë, por jeton në Kaisei Gakuen, ku është pjesë qendrore e festivalit sportiv vjetor të shkollës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme