Policia franceze ka kapur 20 tonë miniatura të Kullës së Eiffelit në aksionin e madh kundër tregtisë ilegale të suvenirëve në Paris.
Nëntë tregtarë rrugësh janë intervistuar dhe mund të përballen me një proces të shpejtë gjyqësor pas hetimit të gjatë për tregun e zi në kryeqytetin francez.
Nën Kullën e Eiffelit, parkingje afër muzeve siç është ai i Louvre, turistët blejnë miniatura të kullës së famshme. Çmimet fillojnë nga 1 euro deri në 10 euro për modelet më të mëdha të Eiffelit, transmeton Koha.net.
Këto suvenire i shisnin kryesisht imigrantët që detyroheshin të iknin nga kontrollet policore.
Këtë javë janë kapur tre tregtarë kinezë të cilët importonin nga vendlindja e tyre miniaturat e Kullës së Eiffelit.
Më shumë se 1 mijë pako, që peshonin 20 tonë, janë kapur në dy depo dhe tri dyqane në rajonin e Parisit.
Vlera e suvenireve shkon deri në 800 mijë euro.