Kapen dy revole dhe 200 fishekë te një udhëtar në Vëmicë (Foto)

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 12:11 | Nga

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët doganorë në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të dy armëve, gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus.

Oficerët doganorë së bashku me oficerët policorë kanë ndalur për kontroll në vijën e dytë një autobus me targa italiane, kur gjatë kontrollit të bagazhit të udhëtarëve pikërisht tek kontrolli i një shtetasi kosovar janë gjetur  dy revole dhe disa fishekë të përshkruara si në vijim:

Një revole e tipit Bruni Mod. 92 kal 9 mm së bashku me një karikator;

Një revole e tipit Bruni Mod. 85 kal 8 mm së bashku me një karikator;

200 copë fishekë 8 mm Nik Salve-Blank.

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit personi i është arrestuar nga ana e Policisë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit si dhe rasti është përcjellë tek Policia për procedim të mëtejmë.

revole1

revole

fishek

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme