Kapet banda e shqiptarëve në Itali pas 40 vjedhjesh

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 21:46 | Nga

Policia italiane kanë arritur të vënë në pranga një bandë të rrezikshme shqiptarësh që operonte në zonën e Padovas. Banda e përbërë nga 12 vetë, kishte arritur të kryente mbi 40 vjedhje. Kryesisht në vjedhjen e banesave.

Anëtarët e bandës kanë qenë në fashën e moshës 18 vjeç deri 22 vjeç. Sipas poliicë, 11 nga anëtarët kanë qenë meshkuj, kur anëtari i 12 ka qenë një vajzë italiane.

Të rinjtë shqiptarë kishin mbërritur në Itali 4 ose 5 vite më parë dhe iu paraqitën autoriteteve si “të mitur të pashoqëruar”.

Ata u mbështetën nga shërbimet sociale të shtetit italian deri sa arritën moshën madhore 18 vjeç. Hetimet e policisë kishin filluar në vjeshtën e vitit të kaluar. Që prej atëherë deri tani janë evidentuar 40 raste të vjedhjeve nga banda kriminale.

Sendet dhe objektet e vjedhura, shqiptarët i bënin publike në Facebook. Ata postonin foto me armë, makina, pije alkooli, dhe cigare hashash duke treguar jetën luksoze që bënin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme