Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, pasi shtetasi i huaj është ndaluar nga patrulla policore.
Sipas forcave të rendit, i dyshuari irakian ka pranuar se në Kosovë ka hyrë nga Shqipëria, përmes Liqenit të Vërmicës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull irakian, pasi i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se ka hyrë nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë ilegale në pjesën e Liqenit në Vërmicë.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.