Arrestohet në Kroaci një prej krerëve kriminalë të trafikut të drogës në atë zonë. Ai u arratis në vitin 1999, e ishte një i arratosur në Zagreb, ku po qëndronte me emër e identitet tjetër. Ai ka pranuar se ishte kreu i bandës të mafies përpara policisë së Zagrebit, në momentin e arrestit. I arrestuari tashmë do të duhet të qëndrojë në burg për 10 vjet, edhe pse është 72 vjeç, ndërsa ka ndotur një brez të tërë me lëndë të forta narkotike.
Claudio D’Este kishte humbur gjurmët në vitin 1999. Ai u arratis nga burgu dhe nuk u kthye më. Media italiane “Corriera Della Serra” e përshkruan atë si një njeri që ikte lehtë dhe se ishte vështirë të kapej, por sa duket është dorëzuar edhe për shkak të moshës relativisht të thyer tanimë.
Kapja
Claudio D’Este u kap në Kroaci dhe se nuk kishte asnjë lloj dyshimi se ishte ai. Agjentët policorë e kanë gjetur atë në Zagreb të Kroacisë, me pamjen e ndryshuar. D’Este u kap në vitin e fundit të vitit 2018. Kishte për të në fakt një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Zyra e Anti-Mafia e Triestes.
“Karriera”
D’Este ka një karrierë të zhvilluar kriminale. Felice Maniero i kishte caktuar atij detyrën e menaxhimit të trafikut të drogës. Nuk ka kfryer asnjë vjedhje, asnjë konfiskim dhe as vrasje. D’Este, njohur me pseudonimin “Moro” prej miqve, arriti të kapej mirë me trafikun e drogës. Ai organizonte dhe qëndronte në krye të një organizate të vërtetë kriminale në shpërndarje kokaine dhe heroine në vitet 1980.
Klani “Mestrini”
Ishte pjesë e të ashtuquajturit “klan i Mestrinit” dhe u zhvendos kryesisht në Venedik, ku ai ishte kreu i padiskutueshëm i trafikut. Arrestimi i tij i parë u shënua në vitin 1976, pastaj më 1991 dhe më tej edhe në vitin 1997. Ndërmjet kohës së një paraburgimi dhe një tjetër vuajtje dënimi me burg, përveç trafikimit të drogës, ai ishte gjithashtu përgjegjës për menaxhimin e një kazinoje në Kroaci, ku grupi Maniero kishte shumë lidhje . Ajo që D’Este shfrytëzoi dukshëm kur u zhvendos ishte koha për t’u zhdukur. Në Kroaci Moro ka rindërtuar një jetë me një identitet të ri.
Pjesëtarët e familjes
Ai ka mbajtur marrëdhënie të afërte ma anëtarët e familjes. Aq shumë i lidhur ka qenë me anëtarët e familjes, edhe pse në listën e Europol, saqë këta ditë festash, i kishte takuar ata në Zagreb. Ky takim ka ndihmuar më së shumti në kapjen e tij. “Është arrestuar një kriminel që ka ndotur shëndetin e gjeneratave të tëra me trafikun e drogës”, komentoi Carlo Mastelloni, prokurori i Triestes.
D’Este është tani në burgun e Zagrebit, në pritje të ekstradimit që pritet të marrë një kohë të gjatë, duke marrë parasysh gjithashtu faktin se autoritetet kroate duhet të vlerësojnë çfarëdo krimi të kryer në Kroaci.