Kapet nga Policia i mituri që kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Një rast i arratisje nga burgu kishte ndodhur në fillim të muajit janar në Qendrën për të Mitur në Lipjan, ku një 17-vjeçar kishte ikur dhe ka qëndruar në arrati deri më dje.
I mituri nga Peja është kapur nga Policia në autostradë dhe është shoqëruar në stacion policor për proceduarat e nevojshme.

I njëjti më pas është dërguar në qendër për ta vuajtur dënimin, teksa lidhur me ndalimin e tij është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit/Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Të ngjashme