Kapet një nga autorët e vrasjes së biznesmenit në Tiranë

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 12:17 | Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja kriminale e ndodhur në mes të kryeqytetit të Shqipërisë, pak minuta më parë, ku është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në zemër, biznesmeni Tefik Hyka.

Deri më tani mësohet se është kapur një nga autorët, i cili ishte në zonën e Komunës së Parisit dhe është bërë shoqërimi i tij në komisariat.

Forcat blu shprehen të sigurt që është kapur personi i duhur sepse këtij të fundit i është gjetur barut në duar. Viktima ka qenë rreth moshës 50 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme