Një pëllumb postier është kapur duke bartur një telefon mobil si dhe një USB, për ta dërguar në qelinë e një burgu në Kolumbi.
Gardianët e qendrës ‘Combita’ që ndodhet në qytezën Boyaca, e kanë parë zogun me ngjyrë të zezë, që qëndronte në një cep, teksa në shpinë kishte një pjesë të ngritur.
Me të kapur shpendin, ia kanë hequr ngarkesën me prerëse thonjsh dhe e lanë të lirë. Por, nuk e kanë lëshuar rastin që ta xhirojnë momentin kur e kanë konfiskuar telefonin.
Nuk bëhet e ditur prej nga ishte nisur pëllumbi, apo cili i burgosur ishte de-stinimi tij.
https://www.youtube.com/watch?v=Dw9kyN4Di20