Kapiteni i FSK-së shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtar në ShBA

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 14:23 | Nga

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës( FSK-së), Mentor Ibrahimi, pjesëtar i Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, u shpall  oficeri më i mirë ndërkombëtar në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kapiten Ibrahimi që nga shtatori i vitit 2016 e deri më 18 maj 2017 ka marrë pjesë në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjenerata 17-1, dhe prej të gjithë oficerëve nga shtete të ndryshme u shpall më i miri.

Kapiten Mentor Ibrahimi gjatë shkollimit të tij në Kursin e Karrierës për Kapiten të Këmbësorisë në Qendrën e Ekselencës (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning të ShBA-ve, ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në fushat, si: Procesi i Vendimmarrjes Ushtarake, Terminologjia dhe Grafika Ushtarake dhe në Doktrinën Amerikane në përgjithësi.

Ndërkaq, pas përfundimit të kursit ,Kapiten Karriere”, kapiteni Mentor Ibrahimi shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar, me ç ‘rast nga komandanti i kursit gjeneral major Eric Wesley , si shenjë mirënjohjeje për arritje të jashtëzakonshme, i dhurohet libri me përmbajtje ushtarake “Fjalë për luftëtarët”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme