Çekia do të përballet në futboll me Kosovën të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2020, raporton Ekonomia Online.
Kapiteni i kombëtares Çeke, Marek Suchy, tha se vjetëve të fundit në Kosovë futbolli po rritet shumë dhe futbollistët kanë një sulm shumë të shpejt.
“Për ne është me rëndësi që kemi arritur dhe do të zhvillojmë një lojë ashtu si ne duam te dëshirojmë. Unë mendoj që çdo lojë është me rëndësi, por ne mendojmë të fitojmë sepse ajo është me rëndësi për ne. Ne mendojmë të japin maksimumin dhe qëllimi jonë është të fitojmë dhe asnjë lojë nuk është e lehtë. Vitet e fundit futbolli në Kosovë po rritet dhe kanë një sulm shumë cilësor dhe duhet të ruhemi shumë. Është me rëndësi ne qe kemi ardhë këtu dhe do të mundohemi të tregojmë kualitetin tonë dhe do të japim maksimumin dhe kemi dëshirë të jemi të parët në grup”, tha ai në konferencë për medie.
“Unë mendoj që dita e ditës po forcohemi , por nuk mund të them qe kemi qenë edhe të dobët sepse na ka penguar tereni dhe kësaj here do të arrijmë qëllimin tonë. Me siguri dy ekipet dëshirojnë të tregojnë veten dhe nuk do të mundohemi të shkojmë në mënyrë që të helmojmë njëra tjetrën”.
Trajneri i kombëtares Çeke, Jaroslav Silhavy, tha se pavarësisht se Kosovës i mungojnë Rashica dhe Zeneli , ata kanë Zhegrovën i cili është plot energji.
“Për neve është me rëndësi që të luajmë dhe të jetë një atmosferë e zjarrtë. Edhe bullgarët kanë luajtur në Kosovë dhe asgjë s’ka ndodh dhe ne presim një atmosferë të mirë. Ndeshja zhvillohet në ora 15;00 por ne do të respektojmë vendimin e UEFA-s por ne do të përshtatemi. Meqenëse është edhe koha e drekës, por ne do të shkojmë dhe në drekë edhe pse ndeshja luhet shumë herët”.
“Kosovës edhepse do t’i mungojnë Rashica dhe Zeneli sigurisht që këta lojtarë kanë shumë rëndësi, por e kanë Zhegrovën i cili është plot energji, por ne do të mundohemi të tregojmë lojën tonë. Unë kam thënë që pas Anglisë këto ekipet tjera e kanë rangun e njëjtë. Për ne është me rëndësi çdo lojë ndërsa qëllimi jonë është t’i marrim 3 pikë dhe to të mundohemi të japim maksimumin”, tha ai, raporton EO.
Kombëtarja e Çekisë ka mbajtur edhe stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.