Partia Socialdemorkate sot mban Kuvendin e saj zgjedhor.
Ish-kryetarja e PSD-së, Kaqusha Jashari, ka thënë për KTV-në se në rend dite kanë zgjedhjen e strukturës së re.
“Unë nuk do të kandidoj për kryetare, askush nga struktura e vjetër nuk do të kandidojë”, ka thënë Jashari.
E pyetur se kush mund të jenë kandidatët për të udhëhequr PSD-në, ajo ka thënë se do të ketë vetëm një kandidat për kryetar të PSD-së.
“Nuk e di saktë, por ma merr mendja se do të jetë Shpend Ahmeti”, ka thënë Jashari.
Riformatizimi në PSD po ndodh pas prurjeve të reja në parti e që janë kryesisht të larguarit nga Vetëvendosje.