Karakteristikat e njerëzve optimistë

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

1) Njerëzit optimistë gëzojnë të tashmen – Planet për të ardhmen janë një nevojë e zakonshme për shumicën e qenieve njerëzore. Megjithatë, kjo nuk duhet të jetë shkak për ankth apo frustrim.

2) Njohin energjitë negative -Për fat të keq, energjia negative është kudo, madje edhe kur ju nuk e prisni. Diskutimet familjare, problemet në marrëdhënie apo ndonjë situatë tjetër negative janë një shkak i stresit dhe emocioneve që vjedhin lumturinë tuaj. Lëreni mënjanë fyerjen dhe përpiquni që problemet të mos bëhen pengesë për mirëqenien tuaj të përditshme.

3) Nuk varen nga mendimet e të tjerëve – Jo të gjithë njerëzit mendojnë në të njëjtën mënyrë. Ne duhet të mësojmë të jetojmë sipas mendimit tonë, duke injoruar atë që të tjerët thonë, dhe duke e paraqitur veten të vetëdijshëm për atë që është e mirë dhe çfarë është e keqe.

4) Pranojnë dështimet në jetë – Dështimi është pjesë e përvojës dhe të mësuarit.

5) Njohin aftësitë e tyre – Vetëbesimi është i rëndësishëm për të trajtuar çdo situatë, sado e vështirë mund të duket.

6) Ata kombinojnë mendimet pozitive me zakone të shëndetshme – Kombinimi i faktorëve mendorë për shprehitë fizike dhe emocionale përmirëson shëndetin e përgjithshëm, pamjen dhe aftësitë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme