Portieri Loris Karius ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Liverpoolin deri në vitin 2023, kanë njoftuar mediumet angleze.
Karius ka kontratë deri në vitin 2021, por trajneri Juergen Klopp ka kërkuar që ai të mbetet edhe më gjatë në “Anfield Road” për shkak se bën pjesë në planet e tij.
Portieri 24-vjeçar, këtë edicion ka pasur 26 paraqitje në të gjitha garat te Liverpooli.
Ai tek ekipi anglez është transferuar para fillimit të edicionit 2016/17 nga Mainzi për shtatë milionë euro dëmshpërblim.
Karius është në pritje të debutimit me Përfaqësuesen A të Gjermanisë.