Fokusimi në fuqinë e kompanisë suaj

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Në vend që të kërkoni për strategji apo mënyra fitimprurëse jashtë mureve të kompanisë suaj për të konkurruar në treg, përpiquni të përqendroheni te ajo çka kompania juaj arrin të realizojë më mirë.

Përdorni kapacitetin e kompanisë suaj: punonjësit, njohuritë e tyre, sistemet, mjetet dhe proceset që krijojnë vlera të kërkuara për konsumatorët – si themele të forta konkurrence.

Më poshtë janë tri mënyra për të krijuar themele të forta në kompaninë dhe punën tuaj:

1. Përcaktoni aftësitë që ju nevojiten – Pyesni veten se çfarë ju duhet për të arritur një objektiv, cilat janë mënyrat dhe strategjitë? Shikoni anët tuaja të forta dhe përcaktoni strategjinë tuaj.

2. Identifikoni aftësitë që ju diferencojnë – Kuptoni se me çfarë aspekti kompania juaj është unike në treg, çfarë rëndësie ka për klientët dhe në çfarë pike konkurrentët tuaj nuk mund krahasohen me ju.

3. Përqendrohuni tek aftësitë jo te asetet fikse – Asetet fikse kanë prirje të përfundojnë ose të vjetërohen me kalimin e kohës. Aftësitë që ju zotëroni janë burime të pashtershme të cilat ju ndihmojë të shkathtësoheni dhe t’i vini në zbatim në çdo moment dhe në rrethana të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme