Si ta fitoni një vend pune?

Prishtinë | 14 Tet 2023 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Gjatë procesit të krahasimit të kandidatëve për punë, ata të cilët shfaqin cilësi, aftësi, shkollim, eksperiencë dhe njohuritë që punëdhënësi kërkon, ftohen për intervistë. Njëri përzgjidhet. Si t’ia bëni që të jeni ju i përzgjedhuri?

Paraqitja juaj fizike ka rëndësi

Eshtë gjëja e parë që punëdhënësi shikon tek ju. Veshja juaj, flokët, make up-i, aksesorët etj. krijojnë një përshtypje direkte tek ai. Mundohuni të jepni më të mirën në përshtypjen tuaj të parë. Prezantimi i vetes suaj si kandidat duhet të jetë i përsosur.

Bashkëveprimi juaj gjatë intervistës së punës, ju bën ose të triumfoni ose të dështoni

Për përgatitjen e intervistës nevojiten përgjigje profesionale për pyetje të fuqishme. Ju duhet të tingëlloni i ditur, kompetent, dhe me përvojë. Ju duhet të jeni në gjendje të jepni shembuj në lidhje me çfarë keni realizuar, kontribuar si edhe besimi është shumë i rëndësishëm. Kjo është diçka të cilën jo shumë njerëz arrijnë ta bëjnë siç duhet.Përgatisni përgjigjet.

Kushtojini një vëmendje të kujdesshme pjesëve tuaja fizike të cilat do të jenë të dukshme nëpërmjet tavolinës gjatë intervistës

Thonjtë e papastër apo ndonjë njollë e zbehtë në këmishë do të përbënin shumë problem. Pasi ato dërgojnë një mesazh të fortë rreth kujdesit tuaj për detajet dhe kujdesit personal.

Flisni për çështje pune dhe objektiva që janë të rëndësishme për ju

Gjithashtu bëni edhe pyetje për të vlerësuar nëse kultura e kompanisë është e përshtatëshme apo jo për ju, pasi nuk duhet të lini përshtypjen se mund të bëheni pjesë e çdo organizate që ju hasni gjatë kërkimit për punë.

Të ngjashme