Rick Karsdorp ka kaluar gjithë lëndimin e pësuar tre muaj më parë.
Mbrojtësi holandez iu bashkua Romë për 16 milionë euro nga skuadra holandeze Feyenoord por ishte i pa fat.
Në ditët e para të tija tek klubi i ri, mbrojtësi holandez pësoi lëndim dhe u desh t’i nënshtrohet një operacioni.
Tani reprezentuesi i Holandes ka kaluar me sukses lëndimin dhe pret debutimin e tij me klubin verdh e kuq.
Ai është grumbulluara nga trajneri Eusebio Di Francesco për ndeshjen e kësaj jave që Roma e zhvillon në udhëtim tek Torino.
Kujtojmë që Karsdorp ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me fanellën e Romës dhe ndeshja ndaj Torinos do të jetë debutim për të.
Nga infermieria kanë ardhur lajme tjera të mira, pasi edhe sulmuesi çek Patrick Schick është i gatshëm dhe ka kaluar lëndimin.
Gjithashtu mbrojtësi brazilian me pasaportë italiane Emerson Palmieri po punon mirë dhe pritet së shpejti rikthimi i tij.