Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar emrat e rinj të drejtorëve të Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale dhe Financave dhe Buxhetit.
Ai tha se nga këto emërime pret angazhim dhe rezultate pozitive për qytetarët.
“Nga sot, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të udhëhiqet nga Suna Zajmi-Krasniqi, ndërsa Drejtoria e Financave dhe Buxhetit nga Sinbad Sonki. Jam shumë i lumtur për këtë vendim dhe pres nga drejtorët e rinj punë dhe angazhim për rezultate të prekshme dhe pozitive në jetën e qytetarëve”, shkroi Kastrati në Facebook.
Sonki që tani do të jetë në krye të Drejtorisë së Financave dhe Buxhetit në Kamenicë është nga komuniteti RAE.