Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka përkujtur dy heronjtë e Kosovës, Xhevë dhe Fehmi Lladrovci në 26-vjetorin e rënies së tyre
Kastrati ka thënë se pas intervistës së famshme të Fehmi Lladrovcit ku ky i fundit deklaronte se do të vdiste me dëahirën më të madhe për Kosovën.
“E tha me pak fjalë e me buzëqeshje Fehmi Lladrovci: ‘Gjithcysh, edhe me dëshirën më të madhe do e jepja jetën. Më e shtrenjtë është Liria se Jeta’… dhe shumë shpejt pas kësaj interviste i buzëqeshur me bashkëshortën e tij Xhevë Lladrovci e dha jetën në luftë të drejtëpêrdrejtë me forcat serbe…aty diku mes Gllanasellës e Dobrashevcit të Drenicës, në rrënzën e Olimpit të UÇK-së – Çyçavicës”, ka shkruar Kastrati.