Kastrati publikon foton kur ishte operuar, thotë se operacioni i tij ishte më i komplikuar se ai i Osmanit

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Reagime të shumta ka marrë fakti që presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë një operacion në një spital privat dhe jo në atë publik.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka publikuar një foto të tij i shtirë në spitalin publik pasi kishte kryer një operacion dhe një foto të veturës zyrtare të presidencës para spitalit privat.

Përmes këtij postimi ai ka ironizuar me veprimet e Osmanit.

“Sa për ilustrim, në foton e parë populli i thjeshtë i PDK-së i shtrirë në spitalin publik gjatë vitit 2022 për një operim shumëfish më të komplikuar se të Vjosa Osmanit. Kurse në foton e dytë presidentja e disave me xhipa të zi në spital privat. A ju kujtohen rrenat e këtyre kur ishin në opozitë e akuzojshin “ ju në privat kurse ne me popullin e thjeshtë”? HA-HA-HA Kush është kush këtu tash?”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati, po ashtu ka kërkuar të publikojnë faturat dhe kush i ka mbuluar shpenzimet e operimit të presidentes.

Të ngjashme